Papa Françesku ka dënuar bombardimet e pamëshirshme në qytetet ukrainase, duke u bërë thirrje “atyre që kanë fatin e luftës në duart e tyre” t’i japin fund, shkruan The Guardian.
“Zemra ime është gjithmonë pranë popullit të Ukrainës, veçanërisht pranë personave që jetojnë në vendet e goditura nga bombardimet”, tha Papa Françesku.
Papa bëri thirrje gjithashtu për një ndërmjetësim për të ndryshuar zemrat e atyre që kanë fatin e luftës në duart e tyre, në mënyrë që të ndalojnë këtë valë dhune dhe të jetojnë në paqe.
/abcnews.al