Kampioni shqiptar i qitjes akuzon Presidentin e Federates për Lojrat Europiane 2019

schedule13:00 - 13 Qershor, 2019

schedule 13:00 - 13 Qershor, 2019

Kampioni shqiptar i qitjes, Arben Kuçana, akuzon Federatën për padrejtësi lidhur me Lojërat Europiane që zhvillohen këtë muaj në Bjellorusi. Ai deklaron se presidenti i Federatës ka caktuar të birin si pjesëmarrës.

Është qitësi më i mirë shqiptar i këtyre viteve, por i pakënaqur. Arben Kuçana ka dalë kundër Federatës ku bën pjesë, duke akuzuar se presidenti Stefan Rrufa i ka bërë padrejtësi duke mos e dërguar për në Lojrat Europiane që do të zhvillohen këtë vit në Bjellorusi.

Kucana ka dalë me një letër publike, por gjithashtu dërguar Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, kryesisë së Federatës, si dhe vetë kryeministrit Rama, ku shkruan se presidenti ka caktuar djalin e tij, Henri Rrufa, i cili sipas tij është më poshtë me rezultate.

Kucana publikon edhe renditjet e garave të fundit, si dhe renditjet botërore, ku shihet se ai ka qenë qitësi më I mirë shqiptar.

Sportisti 51-vjeçar ka qenë pjesëmarrës për Shqipërinë në Lojrat Olimpike të vitit 2012 në Londër, në garat e 10 metrave dhe 50 metrave me pistoletë, po ashtu ka përfaqësuar vendin në aktivitete ballkanike duke u shpallur kampion I gadishullit, ndërsa ka thyer edhe rekorde.

Ai është kampioni i vendit për 10 vitet e fundit.

Lojrat e dyta Europiane do të zhvillohen në kryeqytetin e Bjellorusisë, Minsk, nga 21 deri në 30 qershor, me Shqipërinë që pritet të garojë me 12 sportistë. /ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!