Gazetari i Abc News, Ermal Vija ka konfirmuar edhe njëherë se operacioni “Plumbi i Artë” u dekonspirua.
Ai shtoi se lidhur me këtë, Angjencia e Mbikëqyrjes Policore nisi hetime, por ende nuk dihet se në çfarë faze janë.
“Bëhet fjalë për operacionin “Plumbi i artë”. Edhe Gledis Nano ka folur për dekonsiprimin e 32 urdhër arresteve, ku pjesa më e madhe kanë qenë më masë arresti në burg. Te këta 32 ishte edhe Ervis Martinaj. 9 nga personat kanë qenë në paraburgim, 9 u arrestuan të tjerët u shpallën në kërkim. Operacioni u dekonspirua. Në konferencën për shtyp ka qenë kreu i prokurorisë Kraja, Nano dhe prokurorja e çështjes që kanë pranuar që operacioni është dekonspiruar dhe AMP nën drejtimin e Muhamet Rrumbullakut ka nisur verifikime në radhët e policisë sepse të dyshuarit e parë janë policët që kishin për detyrë të kryenin arrestimet. Ne ende nuk e dimë se ç’ndodh me operacionin”, tha Vija.
Gazetari tregoi më tej se Gledis Nano nuk e ka pasur asnjëherë në dorë strukturën e Policisë së Shtetit dhe lëvizjet e bëra, nuk kanë qenë me vullnetin e tij.
“Gledis Nano nuk e ka pasur në asnjë moment në dorë strukturën e Policisë së Shtetit. Shumica e lëvizjeve të kryera nuk kanë qenë në vullnetin e tij”, tha Vija. /abcnews.al