Zëvëndëskryeministri Erion Braçe nga Kuvendi e ka quajtur krim të rëndë kushtetues shfuqizmin e datës së zgjedhjeve nga Presidenti Meta.
“E drejta për të zgjedhur me votë përfaqësuesit në Kuvend në qeverisjen qendrore dhe vendore, nuk mund të pezullohet dhe të shfuqizohet jo e jo, pavarësisht madhësisë së zyrës që ka. Kjo është risia kushtetuese që kërciti pesë ditë më parë direkt nga selia e Presidentit të Republikës. Krim më të madh kushtetues se ky nuk ka! Deformim më të rëndë të demokracisë nuk ka tentuar të bëjë kush! Zgjedhje në këtë vend në rastin dhe aktin më të rëndë kundër tyre, në vitin 1996, janë dhunuar e manipuluar shkatërruar, por nuk janë pezulluar”, tha Braçe./abcnews.al