Presidenti amerikan Joe Biden ka thënë se sulmet me raketa të së hënës demonstruan brutalitetin e plotë të luftës së paligjshme të Vladimir Putin kundër Ukrainës.
Duke akuzuar Rusinë për vrasjen dhe plagosjen e civilëve, ai tha se sulmet përforcojnë më tej angazhimin e Amerikës për të qëndruar me popullin e Ukrainës për aq kohë sa duhet.
Ai tha gjithashtu se Rusia kishte shkatërruar objektiva pa qëllim ushtarak.
Ai i bëri thirrje Moskës që t’i japë fund agresionit të paprovokuar menjëherë dhe tha se trupat ruse duhet të largohen nga Ukraina. /abcnews.al