Pjesë e “operacionit special ushtarak”, Kremlini mer përgjegjësinë për sulmet në Ukrainë

schedule11:59 - 10 Tetor, 2022

schedule 11:59 - 10 Tetor, 2022

Rusia ka marrë përgjegjësinë për shpërthimet që tronditën kryeqytetin ukrainas të hënën. Deri më tani, disa qytete të Ukrainës kanë mbetur pa energji elektrike dhe ujë pas sulmeve, për të cilat Ukraina thotë se kishin në shënjestër infrastrukturën energjetike dhe civilët, sipas skynews.

Ndërkohë, Kremlini tha se Vladimir Putin mund të takohet me presidentin turk Tajip Erdogan në një samit të sigurisë në Kazakistan gjatë kësaj jave. Një zëdhënës tha se ekzistonte mundësia që dyshja mund të diskutojë mundësinë e bisedimeve me Ukrainën.

Ai tha gjithashtu se Putin do të takohet të martën në Rusi me kreun e mbikëqyrësit bërthamor të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Rafael Grossi.

Grossi është në krye të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA), e cila prej muajsh ka nxitur  Kievin dhe Moskën të bien dakord për një zonë të çmilitarizuar rreth termocentralit bërthamor Zaporizhzhia në Ukrainën jugore.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!