Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Konsumoi “kërpudha magjike”, burri shkakton kaos në avion

schedule07:48 - 10 Tetor, 2022

schedule 07:48 - 10 Tetor, 2022

Një burrë që kishte konsumuar “kërpudha magjike” shkaktoi kaos në avionin në të cilin po udhëtonte dhe sulmoi të paktën dy persona. Ngjarja ndodhi gjatë një fluturimi nga Miami në Uashington DC, ku Cherruy Loghan Sevilla filloi të bërtiste dhe të shfaqte sjellje shqetësuese dhe të pakontrolluara.

Pasagjeri refuzoi të zinte vendin e tij, duke u shtrirë në dysheme. Ai u tha autoriteteve më vonë se kishte konsumuar psilocybin përpara fluturimit. Droga psikodelike, e njohur gjithashtu si “kërpudhat magjike”, prodhon efekte halucinogjene, sipas Fondacionit të Alkoolit dhe Drogës.

Sevilla u akuzua për sulm dhe për ndërhyrje me anëtarët e ekuipazhit të fluturimit dhe shoqëruesit, dhe ai do të dalë në gjykatë javën e ardhshme./abcnews.al



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!