“Piranjat” në Abc të moderuar nga Florjan Binaj dhe Arilena Ara, kanë trajtuar këtë të diel një problem shumë të madh të shoqërisë shqiptare tenderat, të cilat bëhen për të mbushur xhepat e zyrtarëve dhe jo për tu shërbyer qytetarëve.
“Piranja” Aida Topalli na ka sjellë një pasqyrë të situatës së pastrimit në BAshkinë e Vaut të dejës, ku aty është bërë gati gjithçka, është shpallur tenderi, është shpalur fituesi që është “Leka 2007-të” si dhe shuma që kjo kompani do të përfitojë për shërbimet që do u ofrojë qytetarëve që ëhstë 251 milionë lekë.
Por siç e thamë edhe më lart në vendin tonë tenderat nuk bëhen për qytetarët, por për zyrtarët dhe njerëzit e tyre.
Edhe pse kompania “Leka 2007-të” e ka të përcaktuar në hartë territorin që ajo do të mbulojë me shërbime, sërish disa fshatra në Vaun e Dejës jo vetëm që nuk kanë parë një ditë të vetme makina pastrime, por aty nuk ka as edhe kazanë.
Siç edhe dëgjuat qytetarët më lart, në këto zona nuk ka patur kurrë kazanë. Ky është realiteti, por në letra flitet ndryshe, pasi specialistë dhe zyrtarë me funksione të ndryshme në Bsshkinë e Vaut të Dejës kanë firmosur rregullisht dokumenta që kompania “Leka 2007-të” e ka kryer me sukses detyrën e saj.
Ndërkohë që e trash edhe më shumë këtë zullum që bëhet në kurriz të qytetarëve dhe taksapaguesve në Vaun e Dejës është se firmën për një pastrim dinjitoz të kompanisë, nuk e hedhin vetëm ata zyrtarë që jetojnë në këtë bashki, por edhe dikush që prej 8 muajsh jeton në Londër të Britanisë së Madhe.
/Taulant Halili/ Abcnews.al/