Valon Et’hemi ka gjetur rrugën e rrjetës për Istanboluspor në sfidën e ditës së sotme me Ankaragucu. Ish-lojtari i Kukësi realizoi një gol fantastik në minutën e 55 të takimit duke i dhënë skuadrës së tij barazimin, por fatkeqësisht nuk mjaftoi për t’i dhuruar fitoren skuadres së tij, pasi u mposhtën me shifrat 2-1.
Miqtë kaluan të parët në avantazh me anë të Kilinc, teksa Et’hemi vendosi baraspeshën. Vlen të theksohet se titullar te skuadra e Istanbulspor, në këtë duel aktivizohen nga minuta e parë edhe Rroca dhe Topalli, ndërkohë që Guri ndodhet në stol.
Kujtojmë se ky ishte goli i tretë në 7 ndeshje në kampionat për Et’hemin.
⚽️GOL: 55′ Valon Ethemi
İstanbulspor 1-1 MKE Ankaragücü
Canlı yayınlar ve anlık goller için takip: @GoltubeTv pic.twitter.com/GeAT1GEkO6
— Goltube – Süper Lig golleri (@goldepo13) October 8, 2022
/f.a/abcnews.al