Prej disa kohësh, modelja e njohur, Adrola Dushi përflitet se është në një lidhje me reperin Capital T. Ndonëse, asnjëri nuk e ka pranuar, detajet kanë konfirmuar gjithçka.
Së fundmi, Adrola ka shpërndarë në Instastory një postim për ndjenjat, duke lënë të kuptohet si një mesazh i koduar ndaj dikujt.
“Mos e tepro. Ndjenja venitet atëherë kur dashuria bëhet peng i gjërave të parëndësishme”, shkruhet në postim, ndërsa modelja ka shtuar: “Pikërisht!”.
Kujtojmë që në muajin gusht, Adrola u vlerësua me Stemën e Artë të Bashkisë Mirditë nga kryebashkiaku, Ndrec Dedaj./abcnews.al