Regjisoret e reja nga Prishtina duken të apasionuara pas temave sociale dhe luftës. Realizimet e tyre filmike i shfaqen në Tiranë në projektin e përbashkët “Ura me tri harqe”.
Filmi me metrazh të shkurtër është jo vetëm dritarja e parë për regjisorët e rinj, por edhe përfaqësim i suksesshëm në festivalet ndërkombëtare. Këta studentë kanë udhëtuar nga Tetova dhe Prishtina, për të shfaqur krijimet e tyre në Tiranë. Edhe pse janë në fillesa, ambiciet i kanë të mëdha për të prekur suksesin në botën e kinemasë përmes pjesëmarrjes në festivale.
Hana Bucaliaj realizmin e një filmi e sheh si formë proteste. Këtë e ka dëshmuar edhe në filmin e saj ku ironizon rrjetet sociale, ku shpesh mbizotëron shtirja dhe jo përjetimet reale sipas saj.
Edhe kineastët e së nesërmes nga Prishtina duket se fokusin e kanë tek temat sociale ku ngrenë pikëpyetje mbi shoqërinë.
Por nuk mungojnë preokupimi mbi këndvështrimin e temave të luftës.
Edhe kineastët e së nesërmes nga Prishttina duket se fokusin e kanë tek temat sociale ku ngrenë pikëpyetje mbi shoqërinë.
Por nga ana tjetër nuk mungojnë edhe temat mbi luftën e Kosovës, të parë në një këndvështrim të ri.
Disa prej këtyre studentëve edhe pse kanë marrë shijen e kritikës në festivale ndërkombëtare, bashkëveprimin mes studentëve të hapësirës mbarëshqiptare e shohin si një hap të rëndësishëm.
18 filmat e studentëve nga Tirana, Prishtina dhe Tetova u projektuan në sallën e Universitetit të Arteve në Shqipëri në kuadër të projektit kulturor mes tre vendeve “ Ura me tri harqe”. /ABC News Albania 24/7

