Në kuadër të aktiviteteve për 20-vjetorin e hyrjes së trupave të NATO-s në Kosovë, KFOR-i ka organizuar një ceremoni, duke kujtuar edhe 213 të rënët në këtë mision.
Blerim Krasniqi gjatë luftës në Kosovë kishte qëndruar në shtëpinë e tij në lagjen Tasligje.
Për tre muaj sa kanë zgjatur bombardimet ai ka qëndruar i vetëm në shtëpi, ndërsa pjesa tjerër e familjes në një lagje më në qendër.
Edhe pas 20 vjetësh Krasniqi ende i ka të freskëta kujtimet kur kanë hyrë trupat e NATO-s në Prishtinë.
Për nder të kësaj dite KFOR-i gjatë ditës së sotme ka mbajtur një ceremoni solemne. Për komandantin e KFOR-it , Kosova tash pas 20 vjetësh është më ndryshe.
Kur mendoj Prishtinën e vitit 1999 më kujtohet ndjenja e dëshpërimit dhe frikës, por edhe ndjenjës që më e keqja kishte mbaruar pas atyre muajve shkatërrimtarë të luftës civile . Shumë njerëz ishin zhvendosur kishte mungesë të sigurisë dhe shërbimeve themelore. Ishim pjesë e një grumbullimi të paprecedent të Kombeve të Bashkuara një forcë e fuqishme në përkushtimin e saj për të intervenuar në terren për të bërë një ndryshim, përkundër të gjitha sfidave.
Në 20 vjetorin e KFOR-it, i inkurajojë të gjithë të reflektojnë. Po është koha të kujtojmë, por edhe të ecim përpara. Po iu them prapë që KFOR-i mbetet në Kosovë sot si forcë që garanton një mjedis të qetë dhe të sigurt dhe liri të lëvizjes për të gjitha komunitetet
Nën komandën e Trupave Aleate për reagim të shpejtë në vitin 1999 rreth 5000 ushtarë nga 39 vende erdhën në Kosovë nga e tëra bota. /ABC News Albania 24/7