Një 65 vjeçar nga Durrësi ka rënë në prangat e Policisë pasi tentoi të digjte më lëndë djegëse një 67 vjeçar. Policia njofton se autori me iniciale I.R., u arrestua në flagrancë, ndërsa 67 vjeçari me iniciale K . Sh., u transportua në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Sipas policisë ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta, ndërsa materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së parë Durrës në ngarkim të shtetasit I.R., për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje” parashikuar në nenin 88 të Kodit Penal. / abcnews.al