Bayern mposhti Plzen në Ligën e Kampionëve 5:0 duke vendosur rekord të ri në Champions.
Figura kryesore e mbrëmjes në Mynih: 31 ndeshje radhazi pa humbje në fazën e grupeve, një rekord i Champions League. Herën e fundit që Bayern humbi në grupin e Champions League në vitin 2017 (0:3 me PSG). Që atëherë 28 fitore dhe 3 barazime. Dhe në të gjitha këto ndeshje skuadra gjermane shënoi. /G.D abcnews.al/