DETAJE/ U gjet me fyt të prerë në një fushë në Greqi, si humbi jetën 35-vjeçari duke prerë dru

schedule12:53 - 4 Tetor, 2022

schedule 12:53 - 4 Tetor, 2022

Detaje të reja janë bërë të ditura nga ngjarja e rëndë në Chania të Greqisë, ku një 35-vjeçar, dyshohet shqiptar, u gjet i vdekur me fytin e prerë nga një sharrë elektrike.

Sipas mediave greke, gjithçka ka ndodhur pak pas orës 11 të mëngjesit, kur  35-vjeçari ndodhej së bashku me bashkëshorten dhe një person tjetër në një fushë në zonën e Katsivelianës në Selino të Chanias.

Lexo edhe: Horror në Greqi, burri gjendet i vdekur me fytin e prerë me sharrë elektrike, dyshohet të jetë shqiptar

35-vjeçari tentoi të priste dru duke përdorur një sharrë elektrike, por humbi kontrollin e saj duke prerë fytin.

Vdekja e tij ishte e menjëhershme ndërsa shoku i tij dhe gruaja e tij e tronditur lajmëruan autoritetet.

Në vendngjarje kanë mbërritur edhe forca të policisë, ndërsa ekipet e shpëtimit nuk kanë mundur t’i ofrojnë asnjë ndihmë 35-vjeçarit. /abcnews.al