Horror në Greqi, burri gjendet i vdekur me fytin e prerë me sharrë elektrike, dyshohet të jetë shqiptar

schedule11:18 - 4 Tetor, 2022

schedule 11:18 - 4 Tetor, 2022

Një ngjarje horror ka ndodhur në Greqi, ku një person është gjetur i vdekur në një fushë në zonën e komunës Kantanos Selinos.

Protothema.gr shkruan se burri, rreth 35 vjeç, mund të jetë me origjinë shqiptare dhe është gjetur i vdekur me prerje në fyt, me siguri nga një sharrë elektrike me motor.

Deri tani të gjitha mundësitë për vdekjen e 35-vjeçarit po merren parasysh dhe më vonë pritet të hidhet më shumë dritë mbi rrethanat e ngjarjes tragjike. /abcnews.al