“Qytetet pa korrupsion të së ardhmes”, seminari i parë rajonal mbahet në Tiranë. Kryebashkiaku Erion Veliaj prezantoi nismat inovative që po ndërmerr në kryqyetin shqiptar për të reduktuar korrupsionin. Një prej tyre është e-kioskë, për tërheqjen e dokumentave pa pritur në radhë.
Banoret e Tiranës që tashme për të marre një dokument paraqiten në sportelet e bashkisë, nga muaji janar ato do t’i printojnë elektronikisht në e-kioskat të ngjashme me bankomantet, që do të instalohen në kryeqytet. Kryebashkiaku Erion Veliaj në seminarin e parë rajonal “Qytetet pa Korrupsion të së Ardhmes” deklaroi se ky proces mund të ndiqet për tërheqjen e 70 dokumentave.
Veliaj prezantoi disa nga nismat që ka ndërmarrë Bashkia e Tiranës dhe që synojnë lehtësimin e shërbimeve ndaj qytetarëve dhe shmangien e mundësive për korrupsion.
Ai solli në vëmendje nismën për të kaluar në sistemin online të gjitha procedurat e marrjes së lejeve të ndërtimit në Tiranë dhe platformen “Open Data”.
Një tjeter aplikacion ku qytetarët mund te adresojne problemet e tyre pa qenë e nevojshme të përballen me punonjësit e Bashkisë është edhe aplikacioni “Tirana ime” i cili sipas kryebashkiakut zgjidh denoncimet dhe shkurton shpenzimet për pagesen e inspektoreve te terrenit.
Ne “Qytetet pa Korrupsion te se Ardhmes” morën pjesë kryetarë bashkish nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Moldavia dhe Ukraina. /abcnews.al
https://youtu.be/PyLqrAjdaGA