Arbër Hajdari dhe partnerja e tij, Vlera Devolli po kurorëzojnë dashurinë e tyre disa vjeçare. Mbrëmjen e djeshme është mbajtur ceremonia e martesës në qytetin e nuses, Pejë, nga ku Arbri publikoi vetëm një foto nga përgatitjet.
LEXO EDHE: 24 orë nga dasma e madhe, Arbër Hajdari ndan foton e parë si dhëndër
Mirëpo, sot janë bërë publike disa imazhe, në të cilat shfaqet nusja e veshur me të bardha. Ajo ka zgjedhur të jetë shumë e thjeshtë, por plot klas në çdo detaj. Ndërkohë mbrëmjen e sotme priten krushqit nga Kosova në dasmën që do të mbahet në Tiranë nga Arbëri.
Kujtojmë që çifti shumë i dashur nga publiku, bashkëjetojnë prej disa muajsh. Mes shumë dilemash, ata kanë zgjedhur kryeqytetin tonë./abcnews.al