Racizmi ndaj aziatikëve nuk është një gjë e re, por ne duhet të jemi të kënaqur që njerëzit më në fund po luftojnë kundër racizmit ndaj të gjithave racave.
Deri më tani, fundosja e Titanikut është bërë një histori shumë e njohur, ku përveç të gjitha komploteve apo teorive të ndryshme se pse anija u fundos në të vërtetë, të gjitha detajet mendohej se ishin zgjidhur.
Kohët e fundit është bërë publike një histori më pak e njohur nga Titaniku, që dikush u përpoq ta fshihte. Për të qenë më të saktë ekzistenca e gjashtë të mbijetuarve kinezë të cilëve iu refuzua hyrja pavarësisht se u shpëtuan nga fatkeqësia.
QC Media realizoi një dokumentar rreth kësaj historie të titulluar “The Six”, i cili doli në vitin 2020.
James Cameron, producenti ekzekutiv i këtij dokumentari u befasua nga informacioni që zbuloi si dhe se sa e vështirë ishte gjetja e informacionit. Kjo pasi autoritetet kufitare tentuan ta fshehin këtë incident.
Pas shumë muajsh kërkimesg, u zbulua se tetë të rinj me origjinë kineze ishin në bordin e Titanikut. Të dhënat e tyre si të mbijetuar u fshinë nga historia ndërsa shumë i akuzuan se udhëtuan ilegalisht por të dhënat nga White Star Line (kompania që zotëronte Titanikun) tregojnë se biletat ishin blerë nga tetë individët.
Më 14 prill 1912, Titaniku goditi një ajsberg duke shkaktuar fundosjen për një periudhë prej dy orësh. Nga 2,200 pasagjerë dhe anëtarë të ekuipazhit, 1,517 vdiqën gjatë fundosjes, dhe brenda këtij numri ishin edhe dy nga tetë pasagjerët kinezë, raporton abcnews.al.
Katër prej tyre u panë në të njëjtën varkë me Joseph Bruce Ismay, kryetari i White Star Line që zotëronte Titanikun. Ismay dëshmoi se “katër kinezë ishin në një varkë” edhe pse shumë njerëz me kalimin e kohës vazhdonin të thoshin se asnjë burrë me origjinë aziatike nuk ishte brenda ndonjë varke shpëtimi.
Një prej tyre hipi në një varkë shpëtimi tjetër ndërsa po kërkonte miqtë e tij dhe i fundit u mbyt, por arriti të notonte në një copë druri derisa u zbulua nga një varkë shpëtimi që vendosi të kthehej në kërkim të të mbijetuarve të tjerë.
Përveç informacionit të dhënë në dëshminë e Ismay-t, ka shumë pak prova që tregojnë ekzistencën e tyre dhe kjo është e sigurt sepse dikush nuk ka dashur që kjo histori të bëhet e njohur në nivel kombëtar apo ndërkombëtar.
Pasi arritën në bregun e Nju Jorkut më 18 prill, gjashtë burrat kinezë u u ndaluan në bazë të Aktit Kinez të Përjashtimit të vitit 1882. Ky akt u zbatua në fund të shekullit të 19-të për shkak të dëshirës së Shteteve të Bashkuara për të ruajtur racën e bardhë, pavarësisht se kinezët brenda Amerikës përbënin vetëm 0.002% të të gjithë popullsisë amerikane në atë kohë.
Lexo edhe: 5 gabime që mund t’i dallojnë vetëm fansat e Titanik-ut
Edhe pse ky ligj i veçantë u miratua për shkak të problemeve të tjera të vogla midis Kinës dhe Amerikës, ai kufizoi imigrimin e kinezëve në Shtetet e Bashkuara. Diçka tjetër që është e padrejtë është se të gjithë të mbijetuarit e tjerë morën ndihmë mjekësore, ndërsa burrat kinezë u vendosën në paraburgim pa marrë asnjë ndihmë mjekësore.
Në 24 orët në vijim, të mbijetuarit kinezë hipën në anijen tjetër për t’u kthyer në tokën britanike nga kishin ardhur. Ndërsa ndodheshin në paraburgim, nuk mund të bënin asgjë dhe askush nuk mund të kontaktonte për ndihmë, raporton abcnews.al.
Është mjaft interesante që James Cameron, i cili është producent i filmit Titanic, tha se frymëzimi i tij për skenën e fundit në filmin Titaniku erdhi nga shpëtimi i Fang Lang, kinezi që u shpëtua nga varka e shpëtimit që po kthehej.
Nëse dëshironi të shihni informacion më të detajuar mbi këtë histori, ju rekomandoj të shikoni dokumentarin “The Six”, i cili është mjaft i mirë dhe fatkeqësisht i nënvlerësuar.
E gjithë kjo tregon se racizmi është shumë mbizotërues brenda Shteteve të Bashkuara dhe se nuk është një gjë e re, por diçka me të cilën minoritetet janë përballur për qindra vite dhe askush nuk e di.
/abcnews.al