Kati i dytë i një pallati në Tiranë është përfshirë nga zjarri. Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur në rrugën “Lord Bajron”.
Zjarri ka rënë në banesën e shtetasit I. K., 66 vjeç. Si pasojë e flakëve, ka vetëm dëme materiale.
Njoftimi i policisë:
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 30.09.2022, në rrugën “Lord Bajron”, ka rënë zjarr në katin e dytë të një pallati, në banesën në pronësi të shtetasit I. K., 66 vjeç.
Si pasojë e zjarrit ka vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
/abcnews.al