24 orë nga dasma e madhe, Arbër Hajdari ndan foton e parë si dhëndër

schedule19:10 - 30 Shtator, 2022

schedule 19:10 - 30 Shtator, 2022

Arbër Hajdari dhe partnerja e tij, Vlera Devolli do t’i japin fund beqarisë me 1 tetor. 24 orë nga dasma e madhe, ish-opinionisti i “Big Brother Vip” ka ndarë në Instastory një foto nga klipi i dasmës.

Arbri shfaqet i veshur me kostum, duke zbuluar unazën si një detaj të rëndësishëm, por pa treguar portretin e tij.

Kujtojmë që më herët, ai ka zbuluar se me partneren e tij bashkëjetojnë prej disa muajsh. Arbri ka rrëfyer gjatë një interviste edhe se si është njohur.

Unë fillova të flisja për punën time dhe Vlerën e tërhoqi puna, arritjet që ka ‘Fundjava’ edhe më kërkoi një material të ‘Fundjavës’ përmbledhje dhe i mora adresën e emailin dhe i thashë, do ta dërgoj kur të kthehem. Më pas i kam dërguar materialin, ka filluar duke e parë, kemi filluar duke folur, po për ne nuk ka qenë e lehte dhe vazhdon mos jetë e lehtë për shkak se Prishtina dhe Tirana janë edhe afër por janë edhe larg, çdo fundjavë ne jemi munduar të shqyrtojmë fundjavat”, është shprehur ai disa muaj më parë./abcnews.al