Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Kushtetuta i njeh të drejtën Presidentit për të ç’dekretuar zgjedhjet 

schedule15:15 - 9 Qershor, 2019

schedule 15:15 - 9 Qershor, 2019

Vendimi i Metës për ç’dekretimin e datës së zgjedhjeve vendore shihet pozitivisht nga ekspertë të kushtetutës e zgjedhjeve. Për ish kryetarin e KQZ Kristaq Kume dhe konstitucionalistin Jordan Daci, vendimi është i drejtë nga ana kushtetuese.

Kristaq Kume: “Presidenti i Republikës si përfaqësues i uniteti të popullit dhe garant i Kushtetutës, në vlerësimin tim ka bërë veprim e duhur, për sa kohë që kriza politike ishte duke majisur gjithmonë e më shumë”.



Jordan Daci: “Të bësh politikë do të thotë të marrësh pjesë në ushtrimin pushtetit shtetëror. Në këtë pikëpamje ushtrimi i kompetencave të Presidentit hyn pjesë në politikë bërjen e shtetit të Republikës së Shqipërisë. Është ligjor si vendim sepse ka bazë kushtetuese dhe ligjore për të marrë këtë vendim”.

Nga ana tjetër, vendimi i Presidentit u jep mundësi palëve që të ulen në tryezë për zgjidhjen e krizës politike.

Kristaq Kume: “Një vendim i cili krijon mundësi për të realizuar një proces zgjedhor me standarde dhe jep një mundësi të madhe për t’i bërë palët që të ulen së bashkull , jo vëtm për të gjetur datën e zgjedhjeve por për të zgjidhur edhe situatën”.

A ka hapësira ligjore për të anashkaluar apo atakuar dekretin e presidentit?

Jordan Daci: “Nuk ka hapësira kushtetuese për të anashkaluar këtë dekret”.

Sipas Kumes pas nxjerrjes së dekretit të Presidentit, aktivizohet KQZ

Kristaq Kume: “KQZ duhet të ndërpresë punën që është duke bërë në përgatitje të procesit zgjedhor”.

Të dy bien dakord se mungesa e gjykatës kushtetuese, nuk le hapësira për interpretim të një akti kushtetues si dekreti nominal i Presidentit të Republikës./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!