Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Patozi: Meta shkeli Kushtetutën, Presidenti u bë njësh me opozitën

schedule13:15 - 9 Qershor, 2019

schedule 13:15 - 9 Qershor, 2019

Vendimi i Presidentit për të anulluar dekretin e datës së zgjedhjeve sipas kreut të Bindjes, Astrit Patozi është antikushtetues dhe me prapavijë politike.

Ai thotë se Meta u bë njësh me opozitën, i kushtëzuar edhe nga paralajmërimi i ndihmës-sekretarit Palmer për krerët e PD dhe LSI.

Kreu i Bindjes Demokratike e cilëson si antikushtetues vendimin e kreut të shtetit për të shfuqizuar datën e zgjedhjeve dhe krejtësisht politik.



“Është edhe kundër kushtetutës edhe kundër frymës dhe kundër precedentit dhe kundër logjikës. Zgjedhjet janë çështje serioze me të cilat nuk mund të tallesh. Haptaz politik”.

Ai e akuzon Kreun e Shtetit se me këtë hap u zhvesh nga detyrimi i tij kushtetues për të qëndruar mbi palët dhe u bë njësh me opozitën.

“Presidenti që futet në fushë me kostum lojtari shkel Kushtetutën”.

Per Patozin vendimi i Metes erdhi i kushtetezuar nga qendrimi i zv/ndihmes sekretarit amerikan te shtetit Metju Palmer i cili ne nje intervistë deklaroi se nese protesta e te shtune do te ishte e dhunshme përgjegjesia do të ishte direkte e Lulzim BASHES dhe Monika Kryemadhit.

“Fakti që ishte një lloj kundërvënie ndaj një interviste të partnerit tonë strategjik është një arsye më shumë që qytetarët t’i drejtohen kutive më 30 qershor”.

Megjithatë Patozi është i vendosur që në 30 qershor zgjedhje do të ketë dhe Bindja Demokratike do të vazhdojë fushatën elektorale. /ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!