Mbretëria e Bashkuar nuk do të njohë kurrë aneksimin e rajoneve, Donetsk, Luhansk, Kherson dhe Zaporizhia, tha kryeministrja Liz Truss, sipas mediave të huaja.
“Putini nuk mund të ndryshojë kufijtë ndërkombëtarë duke përdorur forcën brutale. Ne do të sigurojmë që ai të humbasë këtë luftë të paligjshme”, tha Truss në një deklaratë përpara aneksimit të parashikuar nga Moska të katër rajoneve pjesërisht të pushtuara nga Rusia.
/abcnews.al