Favorizonin në dhënien e amnistisë, 18 punonjësit e burgut të Fierit dalin para gjykatës

schedule10:27 - 29 Shtator, 2022

schedule 10:27 - 29 Shtator, 2022

Ka nisur seanca për vlerësimin e masave të sigurisë ndaj 18 punonjësve të burgjeve të Fierit, ndaj të cilëve rëndojnë akuzat për shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentesh.

18 të akuzuarit do dalin përpara gjykatës për t’u njohur me akuzat dhe masën që do caktohet ndaj tyre.

Lexo edhe: EMRAT/ Gjykata e Tiranës vendos masën arrest shtëpie për 18 punonjësit e IEVP të Fierit

Referuar dosjes dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin si dhe disa shtetas të tjere të dënuar, këta shtetas kanë kryer veprimtari të paligjshme, ndërsa janë konstatuar gjithsej 54 shkelje.

Nga hetimet është konstatuar se shkeljet kanë të bëjnë me favorizimet për dhënien e amnistisë, dhënie shtesë e ditëve të punës dhe vlerësime fiktive për sjellje të mirë. /abcnews.al