Albania 1 dhe Albania 2 së shpejti në hapësirë, nënshkruhet sot kontrata 6 milionë dollarë

schedule10:09 - 29 Shtator, 2022

schedule 10:09 - 29 Shtator, 2022

Në ambientet e kryeministrisë po prezantohet shërbimi satelitor në Republikën e Shqipërisë.  Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ka bërë me dije se ditën e sotme do të nënshkruhet kontrata 6 milion dollarëshe e Shërbimit Satelitor në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë për monitorimin me teknologji të avancuar në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë ndërmjet Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile dhe Operatorit. Peleshi theksoi se Shqipëria po hyn në një fazë të re të digjitalizimit.

Ai bëri me dije se dy satelitët Albania 1 dhe Albania 2 do të përdoren fillimisht për një periudhë 3-vjeçare.

Peleshi: Sot do nënshkruhet kontrata e shërbimit satelitor në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë për monitorimin me teknologji të avancuar të territorit të Shqipërisë nëpërmjet Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile dhe Operatorit SateLlogic SHBA. Kontrata ka vlerën 6 milionë dollarë. Konsiston në përdorimin ekskluziv të dy satelitëve, fillimisht për një periudhë 3-vjeçare, për monitorimin e territorit të Shqipërisë, zhvillimin e kapaciteteve teknike, profesionale, për përdorimin e shërbimit satelitor, përpunimin e informacionit gjeohapësinor si dhe ofrimin e produkteve të imazherisë. Shqipëria do të ketë akses prioritar  të dedikuar në dy satelitët që pritet t’i bashkohen flotës të SateLlogic në lëshimin e saj të ardhshëm satelitor me Space X.

Satelitët do të quhen Albania 1 dhe Albania 2. Kjo do t’i mundësojë Shqipërisë marrjen e imazheve satelitore. Nuk e fillojmë nga zero. Është bërë një punë shumë e madhe deri tani. Kemi një agjenci e cila do të jetë e përfshirë në menaxhimin e imazheve për të gjitha institucionet që do të kenë nevojë. Pranë ministrisë së Mbrojtjes do të fillojë punë qendra e inovacionit ku do të ketë kërkim shkencor në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes. Padyshim edhe në kuadrin e projektit tonë të ri të qendrës së informacionit shërbimi satelitor do të jetë një vlerë e shtuar. Shqipëria jonë digjitale po hyn në një fazë.

/Abcnews.al/