Moment jo i lehtë për Sadio Mane te Bayern Munich. Senegalezi, pas një fillimi të mirë që e pa atë të shënonte tre herë në 3 ndeshjet e para të Bundesligës, më pas mbeti thatë në 4 sfidat në vijim.
Seleganezi nuk ka shënuar asnjë gol në Champions League në dy ndeshjet e luajtura. Dhe për këtë ka folur edhe drejtori sportiv i Bayern, Hasan Salihamidzic, i cili ka kërkuar nga tifozët që t’i japin pak më shumë kohë sulmuesit sa të ambientohet me kampionatin gjerman.
“Sadio ka ende nevojë për kohë, ai duhet të mësohet me Bundesligën dhe gjithçka tjetër, por do të ketë sukses. Unë flas me të rregullisht, ai vetëm duhet të mësohet që të mund të japë maksimumin e tij. Ai është një nga lojtarët më të mirë në botë dhe kjo do të na japë kënaqësi të madhe”, ka deklaruar drejtori i Bayern për “SportBild”. /f.a/abcnews.al