Mjekut Fitim Marku i arrestuar tre ditë më parë në Spitalin e Traumës me akuzën e korrupsionit iu komunikua masa e sigurisë në spital, pasi ndodhet i shtruar në gjendje të rëndë shëndetësore.
Pas arrestimit, Marku pësoi ishemi cerebrale, e cila iu përsërit sërish. Për shkak të gjendjes së tij të rënduar shëndetësore gjykata caktoi për mjekun masën “arrest shtëpie”.
Mjeku reanimator i Spitalit të Traumës u arrestua në flagrancë në kuadër të operacionit policor të koduar “Skaneri”, si dhe u shoqëruan një mjeke dhe një infermjere e po këtij spitali.
Sipas prokurorisë, arrestimi dhe shoqërimi i personelit mjekësor u bë pasi nga hetimet e kryera, rezultonte se merrnin shumë të konsiderueshme parash nga pacientë të ndryshëm për kryerjen e skanerëve pranë Spitalit të Traumës në Tiranë. /abcnews.al