30 aktore të reja janë paraqitur në audicionet e hapura për rolin e Shirlit në shfaqjen “Xhelatët”. Regjisori nga Maqedonia Qëndrim Rijani kërkon që audicionet mos të paragjykohen, por artistët e rinj duhet të garojnë për të fituar rolin. Pjesa e autorit anglez Martin McDonagh do të jetë premiera e parë e sezonit artistik të Teatrit Kombëtar.
Qendrim Rijani, regjisori nga Maqedonia nga salla e Arturbinës, ku varur në mur janë fotografitë e aktorëve që kanë bërë historinë e teatrit shqiptar, zhvillon audicionet për shfaqjen “Xhelatët” , me shpresën të kthejë besimin tek audicionet.
Audicionet janë vetëm për rolin e 16-vjeçares Shirli, arsyet janë këto. Po çfarë kërkon regjisori te ky personazh?
Xhelatët e autori Martin McDonagh sipas ka nota aktuale dhe shumë të përafërta me realitetin shqiptar të diktaturës së egër komuniste edhe pse ngjarjet zhvillohen në Anglinë e viteve ‘50-‘60. Regjisori thotë se pjesës do i shtohen edhe pjesë të realitetit tonë.
Qëndrim Rijani zbulon edhe disa prej aktorëve që do jenë pjesë e shfaqjes edhe pse vetë aktorëve nuk u është komunikuar pjesëmarrja ende.
Puna në tavolinë nisi në mes të Qershorit dhe premiera do të jetë në fillim të sezonit të ri të Teatrit Kombëtar. Qëndrim Rijani edhe pse është vetëm 29 vjeç ia ka dalë të rrëmbejë 30 çmime, duke përfshirë edhe “Regjisori i vitit” në Maqedoni dhe “Regjia e vitit” në Shqipëri./ABC News Albania 24/7