Kaka ka dhënë një intervistë, në të cilën ka folur për kombëtaren e Brazilit dhe formën e tyre përpara fillimit të Kupës së Botës, ndërsa nuk ka lënë pa përmendur edhe Neymar si lojtarin e tij të preferuar.
Gjithashtu Kaka është i bindur se sulmuesi i PSG do të jetë lideri i Brazilit në “Katar 2022”.
“Nuk e di nëse është për shkak se kemi raporte të mira personale, por më pëlqen si luan Neymar.
Sigurisht më pëlqen të shoh të tjerët si Mbappe, Messi e Cristiano apo Vinicius, por qëndroj me Ney.
Neymar do të jetë lideri i Brazilit në Katar 2022, por është me rëndësi që edhe lojtarë të tjerë si Vinicius të jenë me të”, tha mes tjerash Kaka.
Kupa e Botës në Katar do të zhvillohet mes nëntorit dhe dhjetorit të këtij viti. /f.a/abcnews.al