E përplasi makina, shqiptari dërgohet me helikopter në spital (Video)

schedule19:15 - 6 Qershor, 2019

schedule 19:15 - 6 Qershor, 2019

Një 13-vjeçar shqiptar ka mbetur i lënduar si pasojë e një aksidenti të ndodhur sot në Bolzone. Ai po ecte me biçikletë dhe po shkonte në stërvitje për basketboll, kur një makinë e përplasi.  Adoleshentit të lënduar me inicialet A. A  i erdhi në ndihmë shoferi që e përplasi me makinë duke thirr ambulancën. Në vend, përveç nënës së djalit, kishte shkuar edhe policia rrugore, ambulanca, dhe një helikopter. 13-vjeçari u mor nga stafi mjekësor dhe u transportua me helikopter në spital. Mediat italiane nuk japin detaje për gjendjen e tij shëndetësore. Ndërsa autoritetet italiane po punojnë për zbardhjen e rrethanave të aksidentit./abcnews.al