FOTO/ Protestat kundër mobilizimit ushtarak, policia largon me forcë rusët

schedule14:24 - 22 Shtator, 2022

schedule 14:24 - 22 Shtator, 2022

Putin urdhëroi ditën e djeshme firmosjen e një dekreti për mobilizimin ushtarak, duke detyruar rusët të luftojnë në Ukrainë. Pas shpalljes së vendimit, me mijëra kanë  protestuar në vend, duke çuar në arrestimin e 1,300 personave, sipas BBC.

Imazhet e postuara në rrjetet sociale tregojnë oficerët e policisë ruse, të cilët po largojnë me forcë protestuesit.

Presidenti Putin informoi rusët të mërkurën se kishte nënshkruar një dekret që do t’i mundësonte atij të thërriste deri në 300,000 rezervistë ushtarakë për të luftuar në Ukrainë.

Ndërkohë analistët rusë kanë paralajmëruar se personat që marrin pjesë në protesta të paligjshme rrezikojnë të dërgohen në vijën e parë të frontit në Ukrainë në vend të burgut.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!