Deputetja e PD, Jorida Tabaku dhe ministri i Drejtësisë Ulsi Manja kanë replikuar në Kuvend për punën e Prokurorisë së Posaçme. Tabaku tha se qeveria pengon SPAK-un me punët hetimore. Duke iu përgjigjur demokrates, ministri Manja tha se ata që e sulmojnë strukturën e Posaçme janë të krahut të saj.
“Për zonjën Tabaku e dëgjova në replikë por kam përshtypjen se e ke për krahun tënd. Ata që e sulmojnë SPAK dhe janë te krahu juaj. I ke pas vetes. Unë e kam thënë që duhet një vijë ndarëse aty. Ti them këtu se kush e pengon SPAK. Sa për të tjerat, raportin me drejtësinë është i tillë, sa herë të ketë punë me këtë maxhorancën ne i jemi përgjigjur. Ndërsa ky krahu këtij i ka shpëtuar drejtësisë me procedurë dhe raporte mjekësore. Ju e mendoni se politika dhe shërbimin qytetar janë me gjumë. Se gjumi ju mori në qafë. Drejtësinë prej nesh ka verë mbështetje dhe suport buxhetor. E kemi bëre që në 2016 dhe do ta mbështesim. Hetimin dhe gjykimin e ka kompetencë të vetën drejtësia”, tha ministri.
Lexo edhe: “Duhet të ishe para drejtësisë. Po bëni presion”, Manja replika me Tabakun: PS ka inkurajuar SPAK
Ministri nuk e mori përgjigjen nga Tabaku, por nga deputeti Edmond Spaho, i cili duket se u prek nga fjalët e tij.
“Përse kryeministri në Asamble e PS jep udhëzime sistemin të drejtësisë të hetojë x apo y. Kjo nuk quhet ndërhyrje?” tha ai. /abcnews.al