Ndërtimi i aksit Corovodë-Përmet do të ndikojë në zhvillimin e turizmit në zonë. Gjatë inspektimit të punimeve për ndërtimin e kësaj rruge, ministrja Belinda Balluku foli për përfitimet që do të kenë banorët e kësaj zone nga përmirësimi i Infrastrukturës.
Kanë përfunduar punimet për ndërtimin e lotit të parë në aksin që lidh Çorovodën me qytetin e Përmetit. Ky segment rrugor do lehtësojë kalimin e qytetarëve të dy zonave, por edhe turistëve që po shtohen dita- ditës.
Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku gjatë inspektimit të rrugës tha se përmirësimi i infrastrukturës në zonat me potencial turistik zhvillon turizmin në vend, duke sjellë edhe rritjen e numrit të vizitorëve.
Segmenti rrugor Çorovodë- Përmet ka një gjatësi rreth 5 kilometra, me gjerësi 6 metra. Ai karakterizohet nga mure pritës dhe mbajtës, ndërsa përgjatë tij është ndërtuar edhe një urë me konstruksion metalik./ABC News Albania 24/7