“E lashë në përvjetorin e martesës”, këngëtarja shqiptare flet për divorcin nga bashkëshorti

schedule19:33 - 20 Shtator, 2022

schedule 19:33 - 20 Shtator, 2022

Xheisara Frisku ka rrëfyer së fundmi më shumë detaje rreth jetës personale gjatë një interviste për emisionin “Rudina”. Këngëtarja është komentuar shumë dhe për martesën e saj, e cila tashmë ka marrë fund. Ajo tha se i dha fund martesës me partnerin sapo kishin bërë një vit bashkë.

Pjesë nga biseda:

Rudina Magjistari: Ke thënë që je martuar, nuk e di ka qenë shaka apo e vërtetë, më pas ke thënë që je ndarë, si ka qenë historia?

Xheisara Frisku: Është një gjë që realisht nuk do doja ta flisja fare. Jam martuar dhe jam divorcuar. Ishte një dasëm e lezetshme.

Rudina Magjistari: Sa kohë ka që ka ndodhur dasma?

Xheisara Frisku: Një vit. Për një vit u pendova.

Rudina Magjistari: Domethënë je divorcuar së fundmi.

Xheisara Frisku: Po.

Rudina Magjistari: Domethënë sa kohë qëndrove e martuar gjithsej?

Xheisara Frisku: Një vit.

Rudina Magjistari: E bëre një vit të plotë të paktën.

Xheisara Frisku: Sapo kam bërë një vit thashë unë do të ndahem.

Rudina Magjistari: Ta festosh me një divorc përvjetorin e martesës.

Xheisara Frisku: Në të njëjtën ditë e lashë.

Rudina Magjistari: Po pse kaq shpejt?

Xheisara Frisku: Realisht nuk do doja të flisja fare për këtë pjesën. Unë jam shpirt i lirë nuk më lidhen kollaj këmbët. /abcnews.al