Ministria e Shëndetësisë për të siguruar gjak të vazhdueshëm dhe për t’i dhënë fund krizës për sigurimin e tij sidomos për talasemikët, ka krijuar zinxhirin e dhuruesve vullnetare.
Thirrjes kombëtare për t’u bërë pjesë e zinxhirit dhurues të gjakut, u janë përgjigjur punonjës të institucioneve shtetërore dhe bizneset private në Lushnje. Sipas ministres Ogerta Manastirliu e pranishme në spitalin e Lushnjes, vetëm gjatë muajve Maj, Qershor janë dhuruar 1527 flakonë gjaku.
Në bankën e gjakut në Lushnje trajtohen periodikisht 340 pacientë talasemikë, të cilët marrin çdo muaj gjak. Prej vitesh ka pasur mungesa të theksuara të gjakut, por falë dhurimeve vullnetare këtë vit është arritur të kapërcehet kriza. /ABC News Albania 24/7