“Mendimi im për Putinin ndryshoi vërtet gjatë luftës, sepse kur dikush fillon të pushtojë, bombardojë, dërgojë tanke në një vend tjetër, mirë, gjithçka ndryshon.” Kështu është shprehur gjatë ditës së sotme Matteo Salvini për Bloomberg më pak se një javë para zgjedhjeve.
Megjithatë, ajo që nuk do të ndryshojë për kreun e “Lega Nord” është pozicioni ndërkombëtar i Italisë.
“Për të ardhmen e parashikueshme, Kina është konkurrenti ynë kryesor” – theksoi ai.
“Ne duhet t’i frikësohemi asaj sepse nuk është demokraci dhe është e gatshme të pushtojë tregun evropian me produktet dhe mallrat e saj”. /abcnews.al/