Koncerti “Tre tenorët” i kthyer tashmë në një traditë, ngjiti në skenën e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit mbrëmjen e të dielës jo vetëm artistët shqiptar, por edhe ata ukrainas.
Në një kohë kur lufta çdo ditë po u merr jetën dhjetëra qytetarëve dhe ushtarëve në Ukrainë, arti sjell në formë sensibilizimi këtë koncert me mesazhin “Artistët për Artistët”. Producenti Edmond Tullumani tha se 21-vjetori i këtij koncerti i dedikohet Ukrainës.
I emocionuar, Ambasadori i Ukrainës në vendin tonë tha se ky koncert organizohet në ditën e 207 të luftës së Rusisë kundër Ukrainës.
“Ky koncert simbolizon luftën dhe mbështetjen e popullit të Shqipërisë ndaj atij të Ukrainës, i cili po lufton për jetën e lirë. Ky koncert vërteton edhe njëherë mundësinë se kur armët flasin, edhe muzat kanë të drejtë të flasin dhe të mbështesin muzën ndaj të mbështesin respektin ndaj të bukurës dhe ndaj artit.”
Në skenën e Teatrit të Operas dhe Baletit tenorët Mykhailo Malafii dhe Vitaly Kovalchuk nga Ukraina; Klodjan Kaçani nga Shqipëria. Pjesë e koncertit ishin edhe artistët shqiptar, sopranoja Ramona Tullomani dhe pianisti Genc Tukiqi. /abcnews.al