Në zyrat e Aleat në Vlorë nuk ofrohet shërbim për shkak të bllokimit të sistemit.
Që prej ditës së premte zyrat e Aleat nuk kanë ofruar asnjë shërbim për qytetarët të cilët, kanë shkuar sot atje për të aplikuar për pasaporta apo karta identiteti.
Ndërkohë mësohet se Aleat ka dhënë një njoftim zyrtar se nuk do të punohej ditën e premte për shkak të bllokimit të sistemit.
Por ky shërbim mungon edhe sot. Shkak mbetet mungesa e sistemit.
Ndërkohe mësohet se sistem nuk ka as në zyrat e gjendjes civile./abcnews.al/