Zhvarrimet në Izium, guvernatori i Kharkiv-it: 99% e trupave rezultuan me shenja të një vdekjeje të dhunshme

schedule20:25 - 16 Shtator, 2022

schedule 20:25 - 16 Shtator, 2022

Në varrin masiv në Izium, rreth 99% e trupave të zhvarrosur sot rezultuan me shenja të një vdekjeje të dhunshme. Kjo sipas asaj që postoi Oleg Synegubov  guvernatorit rajonal, në Telegram.

“Ky është terror i përgjakur, brutal,” tha ai. Synegubov përshkroi se sa nga varret nuk ishin shënuar as me emra – vetëm me numra.

Ndërsa autoritetet thanë se disa nga ata që ishin varrosur ishin vrarë nga bombardimet dhe sulmet ajrore, hetuesit janë përgatitur për më të keqen, pas zbulimeve të civilëve të vdekur që mbanin shenja torture në Bucha dhe territore të tjera të pushtuara më parë.

Synegubov tha se sot, zhvarruesit zbuluan disa trupa me duar të lidhura pas shpine dhe një person “me një litar rreth qafës”.

“Natyrisht, këta njerëz u torturuan dhe u ekzekutuan,” tha ai, “Ka edhe fëmijë mes të varrosurve”.

Hetuesit do të kryejnë ekspertizë mjeko-ligjore në trupat e zhvarrosur. “Pasi të jenë identifikuar identitetet e të vdekurve, të gjithë ata do të varrosen me respektin e duhur”, tha Synegubov. “Çdo vdekje do të hetohet dhe do të bëhet dëshmi e krimeve të luftës të Rusisë në gjykatat ndërkombëtare”. /abcnews.al/