Ballkani zhvilloi një super ndeshje ndaj Slavias por nuk arriti të ndali Slavian e cila fitoi 3-2.
Të drejtuarit e Ilir Dajës treguan karakter të fortë, madje dy herë ishin në avantazh duke i dhënë futbollit kosovar një imazh të mrekullueshëm në Evopë. Ermal Krasniqi dhe Meriton Korenica shënuan golat për skuadrën tonë, por një autogol i Frashërit dhe golat e Olayinkas dhe Masopust i dhanë fitoren vendasve.
Në fund të ndeshjes, Astrit Thaqi u ndëshkua me karton të kuq dhe do të mungojë në ndeshjen e ardhshme.