Deputeti demokrat, Ervin Salianji duke folur në parlament kërkoi nga ana e mazhorancës që të japin përgjigje për 2300 ton naftë kontrabandë që vinte nga Libia e cila u sekuestrua në Durrës.
Salianji tha se qeveria shqiptare ka shkelur Rezolutën e Këshillit të Sigurimit, e cila ka vendosur embargo për naftën dhe çdo produkt tjetër nga Libia deri në vitin 2023.
Sipas tij kryeministri dhe qeveria duhet të flasin dhe të tregojnë se kujt kompanie po i shkonte nafta.
“Në Shqipëri bëhet kontrabandë nafte. Pse nuk ka asnjë emër. Kush janë porositësit e naftës libiane që vjen me anije libiane në Shqipëri. Kastrati, Gega, Alpet, Elda, Bolvoil kanë të drejtë të importojnë në PortoRomano. Cilët nga ata të pestë jua ka mbyllur gojën dhe policia nuk flet. Kapiteni i anijes libiane ka thënë se ka ardhur edhe dy herë të tjera në Shqipëri.
Ka një rezolutë që ndalon çdo lloj përpunimi të anijeve që vijnë nga ky shtet. Kush janë porositësit. Si ka mundësi që në Shqipëri vjen një anije me mijëra ton naftë dhe të arrestuar janë vetëm disa të huaj.
Si ju kam kërkuar informacion të plotë për oligarkët e ndërtimit e njëjta gjë do të ndodhë edhe me këtë rast. Do informojmë partnerët sepse keni shkelur embargo. Do e gjejmë ne kompaninë dhe do vijmë ta themi këtu. Kjo është situata në Shqipëri sot”, deklaroi ai.
/Abcnews.al/