Putin, thirrje kompanive shtetërore të rekrutrojnë mercenarë për të luftuar në Ukrainë

schedule14:56 - 15 Shtator, 2022

schedule 14:56 - 15 Shtator, 2022

Mark Voyger, ish-këshilltari special për çështjet ruse dhe euroaziatike, ka thënë për Sky News se Vladimir Putin u ka bërë thirrje kompanive shtetërore të rekrutojnë mercenarë për të luftuar në Ukrainë në një përpjekje për të mbajtur linjat deri në dimër, kështu që forcat e tij mund të rigrupohen.

Voyger thotë se plani do të dështojë sepse njerëzit që do të rekrutohen “nuk janë ushtarë të vërtetë”, por plani do të vazhdojë gjithsesi. Ka raportime se disa ushtarë rusë janë larguar nga rajoni i Kharkiv-it pasi Moska dha urdhrin për t’u tërhequr, duke braktisur pajisjet.

Ekspertët e televizionit rus pro-luftës janë shprehur të shqetësuar, me disa që bëjnë thirrje për mobilizim masiv për të parandaluar humbjen e mëtejshme. Deri më tani, Kremlini ka rezistuar publikisht, por një numër analistësh kanë thënë se ka rritur rekrutimin në provincat periferike të Rusisë, raporton abcnews.al.

Voyger tha: “Për sa i përket rekrutimit të ushtarëve, Putin ka promovuar idenë e korporatave shtetërore që në fakt të organizojnë njësitë e tyre mercenare – domethënë, duke paguar mercenarët në mënyrë që ata të mund të dërgohen në Ukrainë.

“Pra, ai është ende duke përdorur rekrutime nga zonat më të varfra në Rusi dhe duke u përpjekur të dërgojë mercenarë në Ukrainë. Kjo, natyrisht, do të dështojë, këta nuk janë ushtarë të vërtetë.

Por plani i tij është të vazhdojë me këtë lloj agresioni hibrid dhe më pas ndoshta të ngrijë konfliktin aktual deri në dimër, në mënyrë që ai të rigrupojë forcat e tij dhe më pas të rifillojë një sulm sërish më vonë.”

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!