Salianji nga çadrat në Korçë: Të shpallet gjendja e jashtëzakonshme

schedule15:44 - 3 Qershor, 2019

schedule 15:44 - 3 Qershor, 2019

Ish-deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji ka vizituar sot familjet e prekura nga tërmeti në Korçë. Nga çadrat, Salianji ka deklaruar se prej tre ditësh, familjet po jetojnë në kushte të vështira dhe qeveria duhet të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme.

“Paguajnë taksa gjatë gjithë kohës shtetit dhe kërkojnë që shteti sot të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme dhe t’u rindërtojë shtëpitë, e t’i dëmshpërblejë që të bëjnë shtëpitë ose këtu në Floq ose poshtë nëse është zonë me rrezikshmëri të lartë.

Ne kërkojmë shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme. Qeveria është me njerëzit vetëm kur kanë nevojë, jo kur ka vota. Kjo është një tallje. Të ngresh këtu kasollet e bagëtive i keni më mirë. Si mund të jetohet këtu. Kjo është një qeveri që nuk i interesojnë njerëzit. Ja ku i ka futu”, tha Salianji./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!