Presidenti i Ukrainës ka mbajtur një fjalim të rrallë për të nënvizuar tërheqjen “e turpshme” të Moskës nga kundërofensiva, sipas skynews.
“Ushtria ruse ka qenë në rajonin e Kharkiv për më shumë se pesë muaj. Dhe gjatë kësaj kohe, pushtuesit as që u përpoqën të bënin asgjë për popullin. Vetëm shkatërruan, vetëm privuan, vetëm morën, lanë pas fshatra të rrënuara dhe në disa prej tyre nuk ka asnjë shtëpi të padëmtuar.
Pushtuesit i kanë kthyer shkollat dhe kishat në tualete”, tha Zelensky.
Ai gjithashtu kritikoi forcat për sulmin me raketa në lumin Kryvyi: “Sulmet me raketa sot, raketat ruse që synojnë Kryvyi Rih, digën e rezervuarit Karachunivske, objektet që nuk kanë fare vlerë ushtarake, në fakt duke goditur qindra mijëra civilë të zakonshëm, është një tjetër arsye pse Rusia do të humbasë”.
/abcnews.al