Çmontohet banda e drogës në Greqi, mes të arrestuarve 2 shqiptarë

schedule14:51 - 13 Shtator, 2022

schedule 14:51 - 13 Shtator, 2022

Katër të huaj, dy shqiptarë, një pakistanez dhe një tunizian u arrestuan në Athinë me akuzën e trafikut të lëndëve narkotike.

Sipas ELAS-it, në kuadër të hetimit të informacionit në lidhje me trafikun e drogës në zonën e Kerameikos, tre të huajt janë pikasur duke u takuar me të katërtin, i cili ka mbërritur në vendngjarje me makinë.

Në atë moment janë paraqitur efektivët e policisë dhe gjatë kontrollit që kanë bërë në automjet janë gjetur dhe konfiskuar 2 pako me lëndë narkotike.

Mediet greke bëjnë me dije se në dy pakot kishte 1492 gram kanabis (1.5 kg).

Në të njëjtën kohë, dy nga të pandehurit posedonin 2.1 gram kanabis, si dhe një shumë parash, shkruan Protothema.

Katër të arrestuarit, me dosjen e ngritur ndaj tyre nga Departamenti i Sigurimit të Omonias, u dërguan në Prokurorinë Penale të Athinës./Abcnews.al/