Ekuadori pritet të përjashtohet nga “Katar 2022”, pasi tashmë janë zbuluar detaje të reja rreth mashtrimit të identitetit të një prej futbollistëve.
Vendimi mbi këtë çështje do të merret ditën e enjte, teksa ka të bëjë me Byron Castillos, i cili ka falsifikuar çertifikatën e lindjes.
Zbulimi gjatë hetimit nga FIFA-vjen përpara se Komisioni i Apelit të vendosë për këtë çështje.
Një histori e jashtëzakonshme që përfshin identitete të supozuara të rreme dhe një mbulim të dukshëm nga Federata e Ekuadorit. Castillo, mbrojtës i djathtë që luajti në tetë ndeshje në kualifikueset e Kupës së Botës, ka lindur në Ekuador apo përtej kufirit në Kolumbi? Përgjigjja e kësaj pyetjeje nxjerr të vërtetën në sheh.
Është një provë e re që do të tronditë futbollin e Amerikës së Jugut dhe do të krijojë një dhimbje koke të madhe për FIFA-n. “Sportsmail” zotëron një regjistrim audio të një interviste që Castillo u dha hetuesve katër vjet më parë, teksa deklaronte qartësisht se ka lindur në vitin 1995 dhe jo në 1998, siç shkruhet në certifikatën e tij të lindjes ekuadoriane.
Jep emrin e tij të plotë Bayron Javier Castillo Segura, duke përputhur detajet e certifikatës së lindjes së tij kolumbiane, në vend të emrit në certifikatën e Ekuadorit, Byron David Castillo Segura.
Përshkruan në detaje largimin nga qyteti kolumbian Tumaco drejt San Lorenzos në Ekuador për të ndjekur karrierën futbollistike. Një çështje e padëshiruar për FIFA-n vetëm dy muaj nga starti i Botërorit dhe që pritet në nxisë të tjera polemike mbi përfaqësuesen që duhet të zëvendësojë Ekuaorin në “Katar 2022”.
/abcnews.al