Sondazh

Zvërneci, protestë për:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Ekuadori ndalet te shtyllat/ Bregu i Fildishtë fiton 1-0 në Botëror, por me shumë fat

schedule12:29 - 15 Qershor, 2026

schedule 12:29 - 15 Qershor, 2026

U deshën 12 vjet për t’u kthyer, por ia vlejti. Tri herë kampionia e Afrikës, Bregu i Fildishtë, bëri një paraqitje shumë të mirë në ndeshjen e parë në Kupën e Botës në truallin amerikan, edhe pse gjithashtu pati fat.

Një skuadër që nuk ishte në 2018 në Rusi e në 2022 në Katar, fitoi 1-0 ndaj Ekuadorit në grupin E, ku do të masë forcat ditët e ardhshme me Gjermaninë.

Përballja ishte e fortë në stadiumin e Filadelfia, ku ishin gjithashtu mbi 68 000 spektatorë, një shifër që duket e njëjtë për të gjitha ndeshjet në Shtetet e Bashkuara.



Bregu i Fildishtë, ekip që kurrë nuk ka kaluar fazën e grupit në kupat e botës, këtë herë duket më imponues me emra mjaft të mirë.

Jo vetëm autori i golit, Amad Diallo i Mançester Junajtidit, që u la në stol fillimisht, por edhe Boni i Interit, Kesi apo Diomande i Lajpcigut, një adoleshent që kërkohet nga të gjithë klubet e mëdhenj të Europës.

Po Ekuadori?

Amerikanolatinët nuk mund të mateshin dot me shpejtësinë apo forcën fizike dhe atletike të afrikanëve, por bënë lojën e tyre.

Futbollistë teknikë, të fortë në mbrojtje dhe luftarakë, e padyshim dinakë.

Disa herë e zunë në befasi kundërshtarin e ashpër, duke goditur tri herë shtyllën.

Ky grup duket tepër I fortë, e padyshim që Gjermania nuk ka asgjë të sigurt.

Pritet me shumë kërshëri dueli I katër herë kampionëve të botës me Bregun e Fildishtë në 20 qershor.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!