Ndeshja mes Marseille dhe Frankfurt do të jetë një ndeshje e zjarrtë, teksa priten trazira mes tifozëve, sfidë e vlefshme për fazën e grupeve të Champions League.
Në fakt përleshjet mes tifozëve të dy skuadrave kanë filluar që mbrëmjen e djeshme, me policinë e Marseilles që ka arrestuar 8 individë.
“Numri i arrestimeve është rritur me tetë arrestime nga dy palët, për akte të ndryshme dhune, përbuzje dhe mbajtje të armëve. Është një ndeshje e rrezikshme për shkak të tifozerisë.
Besohet se stadiumi do të jetë plot me 60,000 tifozë të Marseille dhe 3,300 gjermanë që kanë bileta, plus disa mijëra – ndoshta 5,000 – që nuk kanë – por kanë udhëtuar. Duhet të jemi vigjilentë”, ka theksuar zyrtarja e Policisë, Frederique Camilleri në “France Info”.
Ditën e sotme priten një numër i lartë i forcave të policisë për të bërë të mundur edhe shmangien e përplasjeve fizike mes dy tifozerive. /f.a/abcnews.al