Sekretari i Përgjithshëm i NATO, takim me Ramën e Metën sot në Tiranë

schedule09:52 - 2 Qershor, 2019

schedule 09:52 - 2 Qershor, 2019

Sekretari i Përgjithshëm i NATO, Jens Stoltenberg do të zhvillojë sot një vizite disa orëshe në Tiranë. Ai do të mbërrijë pas mesdite në aeroportin “Nënë Tereza”, ku do të pritet nga Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka.

Ndalesa e parë do të jetë në Kryeministri, ku do të pritet nga Kryeministri Rama, shoqëruar me takim dypalësh dhe një konferencë të shkurtër për shtyp.

Me pas Sekretari Stoltenberg do të zhvillojë një takim dypalësh në Presidencë. Pas këtij takimi, ai do të largohet nga Tirana për të udhëtuar drejt Maqedonisë./abcnews.al